Vendimi i UEFA-s na kushtoi 3.6 miliardë Euro – Shqip

by admin
Spread the love

Organizatorët e Super Ligës europiane po konsiderojnë të ndërmarrin nisma ligjore ndaj UEFA-s për fitim të munguar.

Përllogaritet që nëse kompeticioni do të kishte nisur që prej tre vitesh, kur u lajmërua, ekipet pjesëmarrëse në Super Ligë, do të kishin patur përfitime nga 30 deri në 50% më shumë nga sa shpërndan UEFA për Champions League. Në shifra konkrete llogaritet minimalisht 700 milionë euro dhe maksimalisht deri në 1.2 miliadrë Euro më shumë.

Superliga llogarit dëmin duke nisur që nga financimi i aktivitetit që ishte garantuar nga banka JP Morgan, të ardhurat nga e drejta televizive, biletat dhe pjesa komerciale. Kërkesa në gjykatë për dëmshpërblim nga UEFA mund të arrijë nga 3.1 deri në 3.6 miliardë Euro.

Pavarësisht peshës politike të një organizmi si UEFA, dhe mbështetjes që mund të ketë nga shtetet anëtare, në nivel ligjor nuk ka hapësirë ​​për interpretime mbi pozicionin monopol të saj në futbollin europian.

Mbetet për t’u parë nëse UEFA do ta marrë parasysh këtë situatë apo nëse me shumë gjasë përplasja do të jetë e pashmangshme.

Tv Klan

You may also like