Vendi që do shkatërrojë vaksina anticovid me vlerë 131 milionë euro – Shqip

by admin
Spread the love

Belgjika do të duhet të shkatërrojë së shpejti pajisje mjekësore dhe vaksina me vlerë 131 milionë euro, pasi ato kanë skaduar dhe nuk janë më të përdorshme, raporton Brussels Times.

Në një kohë kur vaksinat kundër COVID-it ishin shumë të kërkuara, Qeveria Tranzitore belge bëri një përpjekje shtesë për të gjetur pajisje kundër Covid, duke blerë gjithçka që ishte në dispozicion.

Një sasi e madhe pajisjesh është blerë, megjithatë, një pjesë e këtij materiali duhet të shkatërrohet – vaksinat, testet, reagentët kanë skaduar, ndërsa maskat FFP2 nuk i përmbushin më standardet.

Shkatërrim i shtrenjtë

“Në një kohë krize të paprecedentë shëndetësore për shkak të pasigurisë së madhe, qeveria duhet të bëjë gjithçka për të mbrojtur njerëzit e saj. Kjo është arsyeja pse ne kemi blerë masivisht pajisje mjekësore në valën e parë të pandemisë. Tani duhet të shkatërrojmë tepricën e atyre pajisjeve, sepse ajo ka skaduar”, tha ministri i Shëndetësisë Frank Vanderbroucke.

Vlerësohet se do të asgjësohen 131 milionë euro vaksina dhe shkatërrimi i tyre do t’i kushtojë qeverisë belge 310 mijë euro shtesë. /tesheshi.com/

You may also like