» Vëllezërit Prifti dhe Land Korçari zbulojnë surprizën/ Publikohet hiti i radhës nga yjet e muzikës

by admin
Spread the love

“Flakë o Flakë” është hiti i radhës i sapo publikuar nga vëllezërit Stefi dhe Endri Prifti si dhe talenti Land Korçari.

Yjet e muzikës janë bërë bashkë për tu dhuruar shqiptarëve një këngë për dashurinë.

Me zërat e tyre të jashtëzakonshëm dhe kënga e shkruar nga Rozana Radi dhe e orkestruar nga mjeshtri Adrian Hila, “Flakë o Flakë” do të shoqërojë në çdo moment të gjithë adhuruesit e muzikës së vërtetë.

Stefi dhe Ednri Prifti nuk po ndalen me hitet. Dyshja fantastike kanë paralajmëruar se do të sjellin projekte mjaft të bukura për fansat e tyre dhe të gjithë ata që pëlqejnë muzikën e vërtetë shqiptare që vjen mjeshtërisht e realizuar nga dy emrat e njohur si Endri dhe Stefi Prifti.

Kënga është tashmë në Youtube dhe mund ta dëgjoni dhe shikoni klipin në linkun më poshtë.

Menjëherë pas publikimit ka patur shumë reagime të cilat tregojnë se kënga do të jetë një hit i padiskutueshëm ashtu si të gjitha projektet e vëllezërve korçarë që këtë herë kanë sjellë një bashkëpunim me Land Korçarin.

360grade.al

You may also like