Vëllai i Madh surprizon banorët, Megi Pojani jep lajmin ekskluziv

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kur kanë kaluar vetëm 16 ditë nga nisja e reality show-t më të shumëpritur në vend, Big Brother VIP Albania 2, Vëllai i Madh ka vendosur që në shtëpinë më të famshme në Shqipëri të hyjnë banorë të rinj. Këtë lajm ekskluziv e dha drejtuesja e emisionit ‘Fan Club’ në Top Channel, Megi Pojani, e cila e cilëson si një gjë shumë interesante.

“Vëllai i Madh ka një lajm ekskluziv për ne. Këtë të martë do hyjnë banorë të rinj në shtëpi. Do të jetë shumë interesante”, ka thënë Megi Pojani gjatë emisionit të së dielës, duke mos dhënë shumë detaje rreth tyre dhe se cilët mund të jenë ata.

Kujtojmë që nga shtëpinë e Big Brother VIP e kanë lënë aktualisht tre banorë, dy të cilët kanë dalë me votat e publikut, këngëtarja nga Kosova, Ariana dhe aktori shumë i dashur, Herion Mustafaraj, i cili njihet ndryshe edhe si ‘Beni’, në filmin ‘Beni ecën vetë’. Ndërkaq, gazetarja Zhaklina Gjolla është një tjetër banore që ka lënë me vendimin e saj personal shtëpinë e Big Brother për shkak të problemeve psikologjike.

Sakaq, këtë javë në nominim janë vetëm tre banorë, Olta Gixhari, Gent Hazizi dhe Armaldo Kllogjeri. Njëri prej tyre do të largohet këtë të martë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, por mesa duket, Vëllai i Madh do të surprizojë banorët me konkurrentë të rinj.

You may also like