Vedati e quan “ngelës”, Stresi e pranon hapur: E kam përsëritur vitin kur kam qenë në klasë të pestë

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e kaluar banorët e “Big Brother VIP Kosova” janë përgjigjur në shumë pyetje të dërguara nga “Vëllai i Madh”.

Pyetjet janë përzgjedhur me dorën brenda një qelqi.

Një prej pyetjeve që i qëlloi Vedatit ishte: Cili ka më shumë gjasa të ketë qenë ngelës apo përsëritës në klasë?.

“Stresi 100%, sepse jeta në Tropojë. Jo se ka qenë nxënës i keq, por formësimi apo rritja dhe koha e Stresit, e ka zënë sigurt me këto probleme. Unë përsëritës nuk kam qenë, por në provime kam mbetur tërë jetën”, ka thënë Vedati pos tjerash.

Këtë e ka konfirmuar Stresi, teksa ka thënë “se e kishte humbur vitin në klasën e pestë”.

You may also like