Veç hyjnë n’lloç të gjallë, ky proces duhet me u anulu – Shqip

by admin
Spread the love

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një konferencë për media ka konfirmuar se ka dështuar iniciativa qytetarëve për largimin e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës.

Kjo pasi zgjedhjet për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Ndërsa numri i votuesve ka qenë minimal, duke bërë që procesi për shkakrimin e katër kryetarëve shqiptarë në komunat veriore të dështojë, raporton gazeta10.

Komentatori politik, Halil Matoshi në emisionin ‘Raporti Special’ në Kanal10, vlerëson se nga ky proces fituese ka dalë Lista Serbe.

Sipas tij, procesi si i tillë duhet të anuluar nga ana e Komisioni Qëndror Zgjedhor.

“Veç hyjnë n’lloç të gjallë, ky proces duhet me u anulu”, ka thënë Matoshi. 

You may also like