Vdes skenaristi i filmit të famshëm që fitoi çmim “Oscar”, David Seidler

by admin
Spread the love

TIRANË, 18 mars /ATSH/- David Seidler, i njohur më së shumti për skenarin e filmit fitues të “Oscar” “The King’s Speech”, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, sipas BBC.

Skenaristi i lindur në Londër, i cili belbëzonte, solli në ekranin e madh historinë e vërtetë se si mbreti George VI e kapërceu pengesën e të folurit.

Filmi i vitit 2010, me protagonist Colin Firth, i cili gjithashtu fitoi çmimin “Bafta” për aktorin më të mirë dhe “Oscar” për portretizimin e mbretit.

Seidler ia kushtoi çmimin “Oscar” të vitit 2011 të gjithë atyre që belbëzonin në mbarë botën.

Menaxheri i Seidler, Jeff Aghassi konfirmoi për BBC se ai ndërroi jetë të shtunën.

I lindur në vitin 1937, Seidler u shpërngul në SHBA në ditët e para të Luftës së Dytë Botërore.

Ai ndoqi Universitetin Cornell ku dhe u bë mik me shkrimtarin amerikan Thomas Pynchon.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Seidler shkroi projekte, duke përfshirë muzikalët e animuar për fëmijë “The King And I”, “Quest For Camelot and Madeline: Lost in Paris”.

Seidler fitoi çmimin e tij të parë të Shoqatës së Shkrimtarëve për filmin biografik të vitit 1988 “Onassis: The Richest Man In The World” me Raul Julia në rolin e manjatit grek të anijeve Aristotle Onassis.

Ai gjithashtu shkroi dramën komedike të Francis Ford Coppola të vitit 1988, “Tucker: The Man And His Dream”. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like