Vdes i pastrehu që shpërthen mjetin e improvizuar eksploziv brenda qendrës së bamirësisë në Dublin

by admin
Spread the love

Trupi i burrit u gjet thuajse pa kokë në krevatin e tij në qendrës e ndihmës së të pastrehëve në Dublin, pasi sipas raportimeve kishte shpërthyer një mjet të improvizuar eksploziv mbrëmjen e të enjtes.

Burri me origjinë nga Evropa lindore besohet se kishte krijuar vetë mjetin e improvizuar eksploziv në qendrën e të pastrehëve.

Por trupi i tij u gjet në gjendje të tmerrshme me kokë thuajse të prerë nga shpërthimi, në krevatin e tij, shkruan rrjeti vendas Dublin Live.

Oficerët thanë se po hetojnë nëse ka ndodhë motiv për shpërthimin e të enjtes, apo nëse mjeti ishte shpërthyer aksidentalisht apo qëllimisht nga viktima, i cili raportohet se kishte probleme të shëndetit mendor.

Mjeti eksploziv besohet se kishte qenë poshtë krevatit të tij. Identiteti burrit nga Evropa lindore nuk është bërë publik teksa zyrtaret po përpiqen të kontaktojnë me të afërmit e tij.

Qendra e bamirësisë strehon rreth 20 njerëz të pastrehë – por fatmirësish askush tjetër nuk u plagos në incident.

Qendra e të pastrehëve thanë në një deklaratë se ishin të shokuar e të trishtuar nga ngjarja.

“Jemi të shokuar nga vdekja e një personi në ambjentet e strehës tonë, që i shërben disa nga njerëzve më të dobët të shoqërisë. Objektivi ynë është të rihapemi sa më shpejt”.