Vdekja tragjike e pesë vajzave muslimane në SHBA – Shqip

by admin
Spread the love

Pesë vajza muslimane nga Minesota u shuan ndërsa përgatiteshin për martesën e një shoqeje të tyre të nesërmen, kur një automjet me shpejtësi u përplas me makinën e tyre.

Viktimat po ktheheshin në shtëpi nga një qendër tregtare kur një fuoristradë u përplas me makinën me të cilën po udhëtonin. Të pesta të moshës nga 17 deri në 20 vjeçe u shuan menjëherë.

“Ata nuk bënë asgjë të keqe,” tha Khalid Omar, i cili drejton qendrën islame Dar Al-Farooq ku merrnin pjesë vajzat. “Ata po bëheshin gati për dasmën e shoqes së tyre”.

Tre nga vajzat thuhet se ishin kushërira. Një nga viktimat sapo kishte mbaruar shkollën e mesme, ndërsa katër të tjerat ishin në kolegj dhe të gjitha jetonin në Minesota.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit me shpejtësi sketerrë ka kaluar në semafor të kuq dhe më pas është përplasur me makinën e vajzave.

Përplasja ka qenë tejet e dhunshme.

Drejtuesi, i cili raportohet të jetë 27-vjeçari Derek John Thompson, vetë u plagos në aksident. Ai u përpoq të ikte në këmbë por më vonë u kap.

Thompson është djali i ish-deputetit të shtetit John Thompson. Ai u dërgua në spital ku u testua për drogë dhe alkool.

Ai e rimori patentën vetëm disa muaj më parë, në mars 2023, pasi kishte disa dënime për drejtim të rrezikshëm. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

You may also like