Vdekja e të riut në Komisariat, Berisha kërkon dorëheqjen e Çuçit:Nesër protestë

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Berisha në një konferencë për mediat nga selia blu foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur më Komisariatin e Kavajës, ku 28-vjeçari Ilvi Meta, humbi jetën.

Berisha tha se drejtori i Përgjithshëm i Policisë heshti sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërsa kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Çuçi.

“Ministri i familjes që në vend të merret me zbatimin e ligjit, është gardian i interesave kriminale të klanit Rama. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë heshti sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është dhe më kriminale. Heshti në një kohë kur në një hark kohor 5-javor 2 të rinj u vdiqën në qelitë e komisariatit të policisë ku duhet të ishin më të sigurt. Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të drejtuesve të shtetit, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Çuçi”-tha Berisha.

Më tej Berisha njoftoi protestën e radhës nesër në orën 8 para komisariateve të policisë.

“Ndërkohë unë do t’i propozoj sot Komisionit të Rithemelimit nesër në orën tetë në komisariatet e policisë të ndizen qirinj, në një protestë paqësore. I bëjmë thirrje Komitetit anti-torturë të Këshillit të Europës me urgjencë të ushtrojë kontrolle në institucionet e vuajtjes së dënimit e policisë në mënyrë që të marrin fund torturat në Komisariate.”, tha Berisha.

“Po arrijmë në nivelet e Rusisë së Putinit”-vijoi ai.

You may also like