Vdekja e Silvio Berlusconit! Reagojnë figurat politike në Itali, e mërkura ditë zie

by admin
Spread the love

E mërkura do të jetë një ditë zie në Itali, për shkak të vdekjes së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, manjatit mediatik që ka shkaktuar trazira të herë pas hershme për veprimet rebele që bënte.

Fillimisht ai shijoi emocionet e një publiku adhurues si këngëtar i anijeve turistike, teksa rrethohej nga modele bukuroshe me veshje provokuese.

Kjo çoi në një ndryshim të kulturës për italianët, të cilët papritmas ishin në gjendje të shikonin programe televizive me velina, që visheshin me rroba banje.

Më shumë se çdo gjë, Berlusconi donte të bënte përshtypje. Ai e transformoi vilën e tij në një pallat me piktura të Rilindjes. Sipas mediave italiane hetuesit zbuluan se këto vila vizitoheshin rregullisht nga vajza dhe modele, ku merrnin dhurata dhe zarfe të mbushura me para.

Berlusconi, një prej njerëzve më të pasur të Italisë, pranonte hapur ndërhyrjet estetike, luftonte me akuzat e përsëritura për korrupsion ndërsa imazhi i tij u pllakos nga skandalet e shumta seksuale, përfshirë festat për të rritur bunga-bunga.

Edhe pse u përball me disa procese gjyqësore, përfshirë ato për mashtrim tatimor, përvetësim e përpjekje për të korruptuar një gjykatës, ai vetë mohoi gjithmonë cdo shkelje.

Italianët e konsiderojnë fundin e një epoke, ndërsa vetë Giorgia Meloni u bë fillimisht një politikane e njohur nën krahun e Berlusconit. Pas lajmit që ai kishte ndërruar jetë kryeministrja aktuale italiane shprehu ngushëllimet për humbjen që vendi pësoi.

“Silvio Berluscon ishte mbi të gjitha një luftëtar. Ai ishte një njeri që kurrë nuk kishte frikë të ngrihej për bindjet e tij dhe ishte pikërisht ai guxim, ajo vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë. Me të kemi luftuar, kemi fituar, kemi humbur shumë beteja. Mirupafshim Silvio”, deklaroi Meloni.

Ndër të tjera homazhe për vdekjen e ish-liderit italian u bënë edhe në Dhomën e Ulët të Parlamentit nga ligjvënësit italianë dhe deputetët.

“Gjëja që gjithmonë e kam vlerësuar pozitivisht për Berlusconin është aftësia e tij si një biznesmen për të ndërtuar dhe kështu t’u japë punë shumë njerëzve. Kjo nuk duhet nënvlerësuar. Është diçka shumë e rëndësishme për Italinë”, tha Patty L’Abbate – deputete Lëvizja Pesë Yjet.

Homazhet për Berlusconin u bënë jashtë spitalit të Milanos ku ai ndërroi jetë, teksa siguria aty ishte shumë e lartë. Gazetarët dhe kalimtarët u grumbulluan pranë portave të spitalit San Raffaele të Milanos, e më pas vendosën lule.


Top Channel

You may also like