Vdekja e një figure afrikane, kritiku i Gjermanisë për përkrahjen ndaj Izraelit – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i Namibisë, Hage Geingomb, një figurë e pavarësisë dhe një kundërshtar i vendosur i regjimit të aparteidit në Afrikën e Jugut, vdiq të dielën në moshën 82-vjeçare në spitalin ku po trajtohej për kancer.

Geingomb, i cili u zgjodh president në 2014 dhe u rizgjodh në 2019, vdiq në Windhoek, kryeqyteti i Namibisë, njoftoi presidenca.

Gruaja dhe fëmijët e tij ishin me të në momentin e vdekjes së tij në spitalin Lady Pohamba, sipas deklaratës.

Në janar, Presidenca kishte njoftuar se një kontroll rutinë mjekësor kishte zbuluar ekzistencën e “qelizave kancerogjene” në kreun e shtetit dhe sqaroi se ai do të ndiqte “trajtimin e duhur” ndërkohë që do të vazhdonte të ushtronte detyrën.

Hage Geingob kishte probleme shëndetësore dhe në të kaluarën. Në vitin 2013 ai kishte bërë një operacion në tru, ndërsa vitin e kaluar ai kishte bërë një operacion në aortë në Afrikën e Jugut.

Pas vdekjes së Geingomb, kreu i shtetit është Nangolo Bumba, aktualisht zv/president i vendit.

Kush ishte Geingob?

 I lindur në Namibinë veriore në vitin 1941, Hage Gottfried Geingob ishte një luftëtar që në moshë shumë të re, duke luftuar për t’i dhënë fund aparteidit në Afrikën e Jugut ku bënte pjesë dhe Namibia, përpara se të shkonte në mërgim për tre dekada.

Në Shtetet e Bashkuara ai promovoi me zjarr pavarësinë e Namibisë dhe u përfaqësua në Kombet e Bashkuara, Amerikën Veriore dhe Jugore nga lëvizja çlirimtare lokale dhe partia aktuale në pushtet SWAPO.

Në vitin 1989 ai u kthye në Namibi, një vit para se vendi i tij të fitonte pavarësinë dhe të emërohej kryeministër për herë të parë.

Ai qëndroi në detyrë për 12 vjet, një rekord në Namibi, përpara se të bëhej sërish kryeministër në vitin 2012.

Pasi u zgjodh president në vitin 2014 me 87% të votave, ai pa mandatin e tij të parë të dëmtuar nga recesioni, papunësia e lartë dhe akuzat për sjellje joetike.

Në vitin 2019, dokumentet e publikuara nga WikiLeaks sugjeruan që zyrtarët qeveritarë morën dhurata nga një kompani islandeze për të siguruar akses në burimet e peshkimit namibian.

Pavarësisht polemikave, Geingomb u rizgjodh për një mandat të dytë në 2019 me 56% të votave.

Kohët e fundit, ai kishte mbështetur apelin e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe dënoi pozicionin e Gjermanisë, ish-fuqisë koloniale të Namibisë, e cila hodhi poshtë akuzat për gjenocid kundër Izraelit. /tesheshi.com/

You may also like