Vdekja e Navalny-t nxjerr protestuesit në rrugë, autoritetet ruse i arrestojnë – Shqip

by admin
Spread the love

Vdekja misterioze në burg e Aleksei Navalnit, rivalit kryesor politik të Vladimir Putinit ka shkaktuar protesta në gjithë Rusinë, të cilat autoritetet ruse janë përpjekur t’i ndalojnë. Këto pamje janë filmuar në Shën Pjetërburg gjatë natës, aty ku shumë protestuesve iu vunë prangat në përpjekje për të penguar grumbullimet për të.

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se të paktën 100 persona janë arrestuar gjatë protestave nëpër rrugët e qyteteve të mëdha anekënd Rusisë. Krahas protestave, buqeta me lule dhe qirinj vendosën qindra qytetarë pranë fotove të tij në qendrat e qyteteve.

Manifestime përkujtimore të shoqëruara me protesta kundër Vladimir Putinit pati në shumë vende të botës. Në Uashington, kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, manifestuesit hodhën parulla ku presidenti rus konsiderohej “Vrasës”.

Manifestime pati edhe në shumë kryeqytete e qytete të mëdha të Europës. Presidenti amerikan Joe Biden dhe liderë perëndimorë e drejtuan gishtin nga Vladimir Putin si përgjegjës për vdekjen e tij, duke kërkuar hetime transparente dhe të ndershme për shkaqet e vdekjes.

Tv Klan

You may also like