Vdekja e Bekenbauerit, flet miku i legjendës gjermane: “Kaizeri” ndërroi jetë i vetëm, fatkeqësia e djalit e shkatërroi

by admin
Spread the love

Franc Bekenbauer ka prekur të gjithë sportdashësit pas njoftimit nga familjarët se “Kaizeri” ka ndërruar jetë. Sëmundja e parkinsonit e rrëzoi 78-vjeçarin.

E gjithë bota po përmend emrin e tij si një legjendë e padiskutueshme në spektrin e futbollit, lojtari që revolucionarizoi profilin e mbrojtësit qendror. Miku i tij, Helmut Markvort, e ka hedhur pas krahëve nderimin që po i bëhet legjendës gjermane pas largimit nga jeta, duke rrëfyer momentet e vështira të Francit:

“Bekenbauer iku nga kjo botë i vetëm, pa asnjë person pranë, jo se nuk e donin, por ai dëshironte të qëndronte vetëm. Vdekja e papritur e djalit i shkaktoi dhimbje të madhe shpirtërore, e cila ndikoi edhe e gjendjen e vështirë emocionale. Fajin më të madh e kanë pa diskutim mediat, të cilat e harruan si personazh”, tha gazetari gjerman dhe miku i Bekenbauerit, Helmut Markvort.

PANORAMASPORT.AL

You may also like