Vazhdon telenovela e sfidës me Brazilin, Argjentina e çon çështjen në CAS

by admin
Spread the love

Vazhdon lufta e Federatës Argjentinase të futbollit pas ndeshjes së anuluar më 5 shtator të vitit 2021 përballë Brazilit. Ndeshja luhej në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Katar 2022”, por në më pak se 10 minuta lojë gjithçka u ndërpre nga autoritetet lokale.

Ndërkohë, FIFA kishte marrë një vendim më parë që ndeshja të riluhej në shtatorin e këtij viti, si dhe i vendosi një gjobë Federatës argjentinase prej 200 mijë frangash.

Megjithatë, ky vendim nuk i pëlqeu aspak argjentinasve dhe menjëherë apeluan për verdiktin e gjykatës. Vendimi i fundit sakaq është vetëm ulja e gjobës që nga 200 mijë shkoi në 100 mijë franga.

Edhe kjo nuk ka mjaftuar pasi Argjentina kërkon më tepër, me shpresën se mund të fitojë edhe ndeshjen në tavolinë. Për këtë arsye ata kanë vendosur që çështjen ta çojnë në dhomën më të lartë gjyqësore, në CAS. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Argjentinase e Futbollit me anë të një komunikate për shtyp. /oversport.tv

Foto: AFA, Twitter

You may also like