Vazhdon numërimi i ngadaltë në Arizona, republikanët kërkojnë përshpejtim të procesit

by admin
Spread the love

Qarku më i madh i Arizonës së shpejti mund të fillojë të raportojë rezultatet e fletëvotimeve të hedhura në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve, duke ofruar të dhëna nëse republikanët mund të kenë më shumë vota se demokratët në garat kritike për Senatin dhe guvernatorin.

Me gjysmë milioni vota të mbetura për t’u numëruar të premten, kandidati republikan për Senatin Blake Masters do të duhet të fitojë më shumë se 60% të tyre për të mposhtur kandidatin aktual demokrat Mark Kelly. Në garën për guvernator, republikanes Kari Lake do t’i duhej të fitojë pak më shumë se gjysmën e votave të mbetura pa numëruar për të dalë fituese ndaj demokrates Katie Hobbs.

Të premten mbasdite, zoti Kelly kryesonte ndaj zotit Masters me 5.6 përqind, ndërsa zonja Hobbs ishte përpara zonjës Lake me vetëm 1.4 pikë.

Republikanët, të cilët janë të bindur se fletëvotimet e mbetura i favorizojnë ata, u kanë bërë presion zyrtarëve zgjedhorë në kontenë Marikopa, që përfshin shumicën e votuesve të Arizonës, për të përshpejtuar numërimin. Kryetari i Bordit të Mbikëqyrësve të Qarkut, Bill Gates, një republikan, ka thënë se ekipi po punon sa më shpejt që mundet, por kërkon kohë për të ndjekur hapat e detajuar të kërkuar sipas ligjit të Arizonës.

Zyrtarët e qarkut kanë thënë se janë përballur me shumë më tepër fletë votimi të parakohshme të hedhura në ditën e zgjedhjeve sesa nuk është dashur të përpunojnë kurrë më parë.

Numërimi i atyre votave kërkon kohë, sepse zyrtarët duhet të verifikojnë se secila prej tyre ka ardhur nga një votues legjitim, një proces që nuk mund të fillonte deri të mërkurën.

Secila parti mund të marrë kontrollin e Senatit duke fituar Arizonën dhe garën në Nevada, si dhe balotazhin e muajit të ardhshëm në Xhorxhia.

Demokratët mendojnë se është e mundur që fletëvotimet e mbetura në Arizona të jenë shumë më pak të favorshme për republikanët dhe do të lejojnë disa ose të gjithë kandidatët të ruajnë kryesimin e tyre.


Top Channel

You may also like