Vazhdon faza përgatitore e Shkëndijës në tokën turke

by admin
Spread the love

Shkëndija e Tetovës do të zhvillojnë testin e tretë në Antalia të Turqisë. FC Liepaja e Letonisë është rival në ndeshjen që nis në orën 14:00. 

“Vazhdon faza përgatitore e Shkëndijës në tokën turke ku tashmë kemi mbyllur ditën e 9-të.

Me tempo intensive, me nga dy seanca stërvitore në ditë dhe me ngarkesa maksimale kërkohet ekipi të arrijë nivelin e dëshiruar të përgatitjes fizike e kondicionale, pa lënë anësh pjesën tekniko taktike të lojës ku tashmë hyjmë në fazë goxha serioze.

Pikërisht për këtë arsye luajmë edhe ndeshje kontrolluese dhe të hënën kemi testin e tretë nga katër të planifikuara për të matur gjendjen momentale të ekipit.

FC Liepaja nga Letonia është ekipi rival i Shkëndijës për ndeshjen e ditës së hënë që fillon në orën 14:00 sipas kohës tonë lokale. Bëhet fjalë për një prej ekipeve më stabile të elitës letoneze, pavarësisht se janë formuar si klub vetëm 10-të vite më parë (2014).

Në fakt bëhet fjalë për vazhdimësi të skuadrës Liepājas Metalurgs, e cila në vitin 2013 shpalli bankrot, duke bartur më pas gjithë strukturën, lojtarët e akademinë te Liepaja, që mori leje të niste aktivitetin direkt në elitën e futbollit letonez.

Vetëm një vit më vonë (2015) fituan titullin kampion, derisa në vitet 2017 dhe 2020 kanë fituar Kupën. Në vitin 2021 në UEFA Conference League u ndeshën me Strugën, kur pas barazimit 1:1 në Letoni, në Shkup shënuan fitore bindëse 4:1 duke eliminuar struganët.

Ndërkohë në vitin 2022 eliminuan Gjilanin (3:1 në Letoni dhe humbje 1:0 në Kosovë)”, njofton FV SHkëndija.

You may also like