Vazhdojnë raportet e tensionuara mes Einxhel dhe Donaldit

by admin
Spread the love

Einxhel Shkira ka bërë një reagim.

Moderatorja dhe ish konkurrentja e BBV ka reaguar në instagram me anë të në postimi në instastory.

“Për të qeshur fakti që ca njerëz mirë që s’din të lexojnë por as nuk kuptojnë kur flet dhe thjesht replikojnë si të verbër prej bindjeve të tyre absurde!! Ku mbeti logjika? Ehh!! Ishin kohë të arta kur ekzistonte dhe ajo mes nesh… Unë nuk gjykoj askënd si e bën jetën e vet, s’e kam bërë kurrë… përkundrazi Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë, por jam un gjithmonë ajo që e bën gabim, apo jo?”, ka shkruar ajo.

Nuk dihet se kujt ia drejton Einxhel këtë reagim, mirëpo duke pas parasysh deklaratën e saj të fundit për Donaldin e cila komentoi trekëndëshin Donald-Bora- Trixa mund të aludohet se po i drejtohet aktorit.

Kujtojmë se Einxhel Shkira ishte një nga konkurentët më të komëntuara në ‘Big Brother VIP’ ku në shumë raste është bërë pjesë e debateve të forta.

Ndaj ky reagim mund të shihet si një reagim për Donaldin pasi edhe brenda shtëpisë i është referuar aktorit si një njeri që sdi të lexojë.


You may also like