Vazhdojnë çuditë në Kupën e Afrikës. Bregu i Fildishtë feston kualifikimin duke… shkarkuar trajnerin

by admin
Spread the love

Katër ndeshje… 1 gol… Por ai bën të lumtur shumë skuadra që ripeshkohen si të tretat më të mira.

Kapiteni Zijeh bën të lumtur Marokun që fiton kundër Zambias dhe skuadra e drejtuar nga Regragui fluturon në 1/8-at e turneut si e parë e Grupit F. Republikës Demokratike të Kongos i mjafton një barazim pa gola ndaj Tanzanisë për t’u kualifikuar si e dytë, ndërkohë që çmenduria ka ndodhur te organizatorët e Bregut të Fildishtë.

Ende pa u luajtur ndeshjet e djeshme dhe duke parë paraqitjen e turpshme në shtëpi, federata vendase kishte vendosur që të shkarkonte trajnerin Gase dhe zëvendësin e tij, Printant. Të bindur se e kishin mbyllur përpara kohe aventurën në Kupën e Afrikës, e cila mendohej që të kishte një tjetër histori, Federata e Futbollit të Bregut të Fildishtë kalon nga zhgënjimi në gëzim, duke qenë se rezultatet e djeshme i lejojnë falë golavarazhit që të kualifikohen si e katërta më e mirë e 6 grupeve dhe kështu që do të kenë një vend në 1/ 8-at. Por problemi është që tashmë ata janë pa trajner, kështu që me shpejtësi federata është korrigjuar dhe ka emëruar teknikun e përfaqësueses U-23, Emerse Fae, i cili do të jetë në stol për supersfidën me Senegalin.

fffffffdgdfg

Ndërkohë, një eliminim që bën zhurmë është ai i Tunizisë, e cila nuk shkon përtej 0-0 me Afrikën e Jugut, me këta të fundit që kalojnë si të dytë. Ashtu si Bregu i Fildishtë festë e papritur edhe te Mali. Vetëm një gol i pësuar në fazën e grupeve, mbrojtja më e mirë e turneut së bashku me Nigerinë dhe Senegalin, i japin një tjetër shans Malit që të provojë të ndryshojë rrjedhën negative fillestare. Mali barazoi pa gola me Namibinë, e cila gjithashtu kalon në 1/8-at, si një ndër katër të tretat më të mira. Faza tjetër e turneut do të luhet mes datave 27-30 janar.

sdaddssdadsasdsad

PANORAMASPORT.AL

You may also like