Vazhdim i seancës së 125-të të Kuvendit

by admin
Spread the love

 Në Kuvend për sot është caktuar vazhdimi i seancës së 125-të, ndërsa pikë e re në rend dite është propozim vendimi për themelimin e komisionit anketues për skandalin në ISHP Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji, e parashtruar nga deputetët e VMRO-DPMNE.

Në seancë duhet të shqyrtohen propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për akcizat, Ligji për Bankën zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, Ligjit për letra me vlerë, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Pika të pashqyrtuara në seancën e 125-të janë edhe Propozim ligji për zgjidhje të bankave, Propozim ligji për sistemin për vlerësim të personave me pengesa në zhvillim, Propozim ligji për regjistër të sigurimit të detyruar social, gjithashtu me procedurë të shkurtuar.

Deputetët duhet të debatojnë edhe rreth ndryshimeve dhe plotlsimeve të propozuara të Ligjit për sigurim shëndetësor, Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve, Ligjit për letërnjoftim, me procedurë të shkurtuar.

MARKETING




You may also like