Vatikani shkishëron priftin pro-Trump – Shqip

by admin
Spread the love

I akuzuar për “mosbindje sistematike”, Vatikani ka shkishëruar një prift amerikan i cili ishte me fanatizëm pro Donald Trump përmes postimeve në rrjetet sociale.

Vendimi është i formës së prerë, pasi prifti nuk ka të drejtë “apeli”, raporton BBC.

Vatikani i konsideroi “blasfemi” botimet e Frank Pavone, i cili ka qenë me fanatizëm kundër abortit dhe pro Trump për më shumë se një dekadë. Madje ai bën komente të shpeshta për çështje politike në rrjetet sociale.

Në vitin 2016, Pavone, i cili kryeson një grup priftërinjsh kundër abortit, shkoi aq larg sa mori një fetus nga një grua që kishte bërë një abort dhe e vendosi në altar, të cilin e transmetoi drejtpërdrejt në internet. Katër vjet më vonë, në vitin 2020, ai, si shumë trumpistë, kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve.

Sjellja e tij detyroi dioqezën së cilës i përkiste të ndërhynte dhe t’i dënonte ndërhyrjet e tij si të kundërta me mësimet e Kishës.

“Nuk kishte asnjë justifikim të arsyeshëm për veprimet e tij”, thuhej në një letër që shoqëronte vendimin e shkishërimit.

Vetë Pavone, i cili jeton në Florida, ka shkruar se do të vazhdojë luftën kundër abortit.

Sigurisht, ai mbetet një mbështetës i vendosur i ish-presidentit – ai madje mban një kapelë Make America Great Again në foton e tij të profilit. /tesheshi.com/

You may also like