Vatikani ndëshkon me burg njeriun e vet – Shqip

by admin
Spread the love

Një gjykatë e Vatikanit ka dënuar kardinalin italian Angelo Becciu me pesë vjet e gjashtë muaj burg për disa akuza për përvetësim.

Becciu është zyrtari më i lartë i kishës që është gjykuar ndonjëherë në Gjykatën Penale të Vatikanit.

Avokati i Becciut, Fabio Viglione, u tha gazetarëve në sallën e gjyqit se ai do të apelonte, duke thënë se klienti i tij ishte i pafajshëm.

Dhjetë të pandehur u akuzuan për krime të ndryshme duke përfshirë mashtrimin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrim parash. Të gjithë e mohuan fajin.

Kryetarit të gjykatës, Giuseppe Pignatone, iu deshën 25 minuta për të lexuar të gjitha vendimet dhe dënimet.

Ashtu si nëntë të pandehurit e tjerë, Becciu u dënua për disa pika të aktakuzës dhe u lirua për disa të tjera.

Gjyqi zgjati mbi dy vjet dhe gjykata u mblodh 86 herë. /tesheshi.com/

You may also like