VATIKAN – Papa Françesku anulon takimet pas simptomave të gripit

by admin
Spread the love

VARIKAN, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Papa Françesku anuloi të gjitha angazhimet e tij të planifikuara të shtunën pasi përjetoi simptoma të lehta të ngjashme me gripin, sipas Vatikanit.

Kreu i Kishës Katolike do të festojë 87-vjetorin e lindjes muajin e ardhshëm. Papa me origjinë argjentinase, prej disa kohësh është në gjendje të keqe shëndetësore.

Dhimbja kronike e gjurit e kufizoi lëvizshmërinë e tij dhe e bëri atë të përdorte shpesh një karrige me rrota. Gjatë verës ai iu nënshtrua edhe një operacioni në bark.

Françesku, i lindur me emrin Jorge Mario Bergoglio, është Papë që nga marsi i vitit 2013.

Në atë kohë ai pasoi Papa gjerman Benedikti XVI, i cili kishte dhënë dorëheqjen papritur për arsye moshe.

Benedikti vdiq në Vatikan në fund të vitit të kaluar në moshën 95-vjeçare. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like