VARSHAVË – Polonia zbulon rrjedhje në gazsjellësin “Druzhba”

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 12 tetor /ATSH-DPA/ – Një rrjedhje është zbuluar në gazsjellësin “Druzhba” (”Miqësia”) që transporton naftë bruto nga Rusia në Gjermani, njoftoi sot operatori polak PERN.

PERN tha se rrjedhja u raportua dje në mbrëmje në një nga dy fillesat e seksionit perëndimor të gazsjellësit, rreth 70 kilometra nga qyteti qendror polak Plock.

“Pompat në vargun e prekur janë fikur, por fillesa tjetër po funksionon e pandryshuar”, thuhet në deklaratë.

Seksione të tjera të rrjetit të gjerë të gazsjellesit po funksiononin gjithashtu normalisht.

Gazsjellësi “Druzhba” është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe furnizon me naftë, nga Rusia, disa vende në Evropën Qendrore, duke përfshirë rafinerinë e madhe gjermane “Schwedt”.

Autoritetet polake theksuan se shkaku dhe natyra e rrjedhjes ishte ende nën hetim.

“Shkaku i rrjedhjes në gazsjellësin ‘Druzhba’ është aktualisht nën hetim. Deri më tani, nuk ka të dhëna për shkakun e dështimit. Të gjitha hipotezat janë të mundshme”, shkroi në Twitter zëdhënësi i Shërbimeve të Sigurisë në vend, Stanislaw Zaryn.

Por, shanset që infrastruktura energjetike të bëhet shënjester e një sulmi te mundshëm ka trazuar vendet evropiane mes tensioneve të larta midis Perëndimit dhe Rusisë./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like