VARSHAVË – Polonia pezullon Traktatin për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 3 prill /ATSH/ – Polonia ka pezulluar Traktatin për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (FACE), shkruan il messaggero.it.

Kështu Varshava del nga marrëveshja (në fuqi që nga viti 1990) e cila kufizon madhësinë e forcave ushtarake në Kontinentin e Vjetër.

Traktati shpesh quhet “gur themeli i sigurisë evropiane” dhe vendos kufizime në posedimin e disa kategorive të pajisjeve ushtarake konvencionale si tanke, artileri, automjete të blinduara luftarake, avionë luftarakë dhe helikopterë sulmues.

Sipas marrëveshjes, Polonia ka të drejtë të ketë deri në 1 630 tanke, 2 150 mjete luftarake të blinduara, 1 610 njësi artilerie, 460 avionë luftarakë dhe 130 helikopterë sulmues.

Në të vërtetë, Varshava është ende larg arritjes së këtyre kufijve, kështu që pezullimi i traktatit duket më shumë si një akt “demonstrativ”.

Pavarësisht kësaj, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Polonia ka forcuar ndjeshëm ushtrinë e saj dhe ka rritur shpenzimet ushtarake.

Qëllimi është të ndërtojë një nga ushtritë më të përgatitura në Evropë./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like