VARSHAVË – Polonia përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministri polak i Mbrojtjes, Wladysław Kosiniak-Kamysz tha se vendi i tij duhet të përgatitet urgjentisht për një pushtim të mëvonshëm të territorit polak nga Rusia.

“Unë pres çdo skenar dhe e trajtoj me shumë seriozitet një të keqe. Kjo është detyra e një ministri të Mbrojtjes në situatën në të cilën ndodhemi sot”, tha Kosiniak-Kamysz në një intervistë për “Super Express”.

Polonia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe aleancës ushtarake të NATO-s.

“Ministria polake e Mbrojtjes ka filluar të ndërmarrë hapa konkretë për t’u përgatitur për kërcënimin, duke përfshirë shqyrtimin e boshllëqeve në furnizimet me armatime për ushtrinë”, theksoi ministri polak.

“Megjithëse prokurimet në shkallë të gjerë të armatimit janë shumë të rëndësishme, pajisjet individuale të çdo ushtari duhet të merren po aq seriozisht”, tha Kosiniak-Kamysz.

Ai tha se Polonia synon të luajë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e përbashkët të Bashkimit Evropian.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like