VARSHAVË – Avaria e avionit të Dudës shtyn takimin me Biden

by admin
Spread the love



VARSHAVË, 25 mars /ATSH-PAP/- Takimi mes presidentit polak Andrzej Duda dhe presidentit të SHBA-së Joe Biden në qytetin juglindor të Rzeszow është vonuar për shkak se avioni i Dudës duhej të kthehej në Varshavë për shkak të një avarie.

Ndihmësi i Dudës për Politikën e Jashtme, Jakub Kumoch tha se avioni i presidentit duhej të kthehej prapa për shkak të një avarie dhe se presidenti do të udhëtonte për në Rzeszow me një aeroplan rezervë.

Kumoch tha se itinerari i dy presidentëve në Rzeszow do të ndryshojë si rezultat i vonesës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMinistri i Mbrojtjes: Kosova është e sigurt, nuk biem pre e shantazheve
Artikulli tjetërBerisha: Thirrje demokratëve të bashkohen


You may also like