Varhej: Ka ardhur koha që opozita të dëshmojë nëse me të vërtet është për BE-në

by admin
Spread the love




Komisari për zgjerim Oliver Varhej ka deklaruar se fakti që për propozimin francez është diskutuar në Kuvend, është mënyra më demokratike që t’i jepet mandat qeverisë. Ai tha se opozita deri tani ka deklaruar se është për në BE, dhe për këtë shkak i bëri thirrje që ta dëshmojë këtë.

“Shpresoj se tani e tutje të gjithë partitë politike, përfshirë edhe opozitën do të punojnë për të ardhmen evropiane dhe nuk do të fillojnë situata kontroverse dhe shkaktim të emocioneve të cilat nuk do ta qojnë vendin para, emocione që nuk do të rezultojnë me asgjë të rëndësishme për vendim. Për këtë shkak i bëj thirrje opozitës. Kam pasur rastin të shoh rastin se si u kaluan kufijtë e vlerave evropiane pikërisht gjatë këtij debati. Por, shpresoj se me këtë konferencë ndërqeveritare do të hapin faqe të re dhe do të fokusohemi në atë që duhet bërë që Maqedonia e Veriut shpejt të bëhet anëtare e BE-së, për shkak se kam lexuar deklaratat e opozitës dhe ata çdoherë pohojnë se janë të përkushtuar të ndodhë ky anëtarësim, pra ka ardhur koha ta dëshmojmë këtë”, tha Varhej, raporton SHENJA.


You may also like