Varfëria sot i kushton shtetit më shumë nesër

by admin
Spread the love

Në qeverinë gjermane ka shpërthyer debati për fondin e sigurimit bazë për fëmijët.

Pas refuzimit të fundit të ministres së Familjes, Lisa Paus të miratonte në qeveri “ligjin e shanseve të rritjes ekonomike”, që parashikonte lehtësime miliardash për sipërmarrjet për shkak se nuk kishte marrë fondet e duhura për ligjin e sigurimit bazë të fëmijëve ka pasur shumë reagime nga politika në Gjermani. Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Lars Klingbeil e kritikoi grindjen e re të shpërthyer në koalicion. “Kjo më ka lenë pa fjalë, që menjëherë vazhdojmë me grindje”, tha Klingbeil duke iu referuar rifillimit të punës së kabinetit qeveritar gjerman pas pushimeve të verës, sipas tagesschau.

Ndërkohë pas një studimi të kryer së fundmi me porosi të organizatës humanitare Diakonie nga Instituti Gjerman për Studime Ekonomike, DIW del se fëmijët e prekur nga varfëria kanë një rrezik më të madh të kenë probleme shëndetësore dhe të jenë të paaftë për punë në të ardhmen, se ata nga familje me të ardhura të larta. Instituti ka llogaritur se “vetëm kostot e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta në lidhje me obezitetin, që rritet si rrezik tek fëmijët e varfër kanë kapur në vitin 2016 shifrën e më shumë se 60 miliardë eurove”.

Sipas presidentit të Diakonie-se, Ulrich Lilie “në debatin për sigurimin bazë të fëmijëve nuk duhet të luajnë rol detyrimet për kursim në buxhetin federal”, citon agjencia e lajmeve, dpa.  Sipas tij duhet të flasim edhe për rëndimet afatmesme dhe afatgjata të shtetit dhe takspaguesve, që vijnë në të ardhmen, nëse nuk investojmë në kohën e duhur tek të gjithë fëmijët. Sepse fëmijë të shëndetshëm dhe të mirëarsimuar kanë shanse më të mëdha të ndërtojnë një jetë me mëvetësi me të ardhura më të larta dhe me një varësi të vogël nga ndihmat shtetërore.

Me ligjin për sigurimin bazë për fëmijët, ministrja gjermane e Familjes, Lisa Paus (Të Gjelbrit) kërkon të përmbledhë të gjitha transfertat e shtetit për familjet dhe t’i rrisë njëkohësisht. FDP, nga e cila vjen minisitri i Financave, Christian Lindner e shikon me sy kritik këtë projekt të ministres Paus. /DW


Top Channel

You may also like