vapa ekstreme merr rreth 100 jetë në tre ditë – Shqip

by admin
Spread the love

Të paktën 98 persona kanë vdekur në shtetet indiane të Uttar Pradesh dhe Bihar në tre ditët e fundit për shkak të nxehtësisë ekstreme, thanë zyrtarët.

Disa pjesë të Indisë janë përfshirë nga valët e të nxehtit ditët e fundit me temperatura që kalojnë 40 gradë Celsius, duke vrarë 54 njerëz në Uttar Pradesh verior dhe 44 në Biharin lindor.

Të 54 vdekjet në Uttar Pradesh u raportuan nga rrethi Ballia, ku të paktën 400 njerëz u shtruan në spital për trajtim.

Mbikëqyrësi mjekësor SK Yadav tha se një ekip nga kryeqyteti i shtetit Lucknow do të mbërrinte për të hetuar rastin.

“Ata do të kontrollojnë nëse ndonjë sëmundje tjetër është përgjegjëse për këto vdekje. Shumica e pacientëve kishin sëmundje të tjera si hipertensioni dhe diabeti”, tha Yadav për AA.

Rrethi i Ballias ka shënuar temperaturë maksimale prej 43 gradë Celsius të shtunën.

44 persona të tjerë vdiqën në shtetin lindor të Biharit për shkak të kushteve të motit të nxehtë, 35 prej tyre në kryeqytetin e Biharit, Patna. Temperatura maksimale prej 44.7 gradë Celsius është shënuar të premten, ndërsa temperatura ka kaluar 44 gradë celsius edhe në 11 rrethet e tjera.

Departamenti Meteorologjik Indian (IMD) ka parashikuar valë të nxehti në shumë shtete të Indisë dhe ka lëshuar një alarm të kuq për Biharin.

Shumë shtete kanë zgjatur pushimet verore në shkolla për shkak të verës së nxehtë. /tesheshi.com/

You may also like