Vanoli: Nuk jemi dorëzuar ende, kam ardhur për një projekt afatgjatë

by admin
Spread the love

Dinamo rrezikon seriozisht rënien nga kategoria dhe nesër në 16:45 në “Elbasan Arena” luan një sfidë vendimtare kundër Vllaznisë. Tekniku i kryeqytetasve Rodolfo Vanoli ka folur për mediat në prag të kësaj ndeshjeje.

“E dimë se do të kemi një kundërshtar të fortë përballë, por ne do të bëjmë ndeshjen tonë dhe do të mundohemi të ndryshojmë trendin e rezultateve negative. Futbolli është i tillë, nuk ka garanci dhe nuk i prisja këto rezultate. Skuadra më është përgjigjur e megjithatë sot vlejnë vetëm rezultatet.

Kam ardhur këtu me një marrëveshje për tre sezone, me objektiv rikthimin e Dinamos aty ku i takon. Kam ardhur për një projekt të rëndësishëm dhe kurrsesi nuk do të pranoja të vija vetëm për dy muaj. Më vjen keq që nuk ia kemi dalë të përmbushim pritshmëritë.

Të gjithë kanë të drejtën për të folur, por unë mendoj se dora e Vanolit në skuadër është ndjerë. Kemi luajtur si të barabartë me të gjithë dhe jemi penalizuar nga episodet. Të gjithë mund të japin opinionin e tyre dhe unë i respektoj.

Nuk jemi dorëzuar ende, duhet të luftojmë deri në fund, të paktën për respekt të klubit, fanellës dhe tifozëve”, ka thënë tekniku italian i Dinamos. / Oversport.tv

You may also like