Vanjën e kanë lidhur dhe e kanë futur në thes, nuk ka video nga momenti i kidnapimit

by admin
Spread the love

Monstrumët të cilët kanë vrarë 14 vjeçaren Vanja Gjorçevska, pasi babai ju ka dhënë informacione kur del për në shkollë, e kanë pritur në hyrjen e banesës ku ka jetuar, më pas ia kanë lidhur duart dhe e kanë futur në thes gjumi. Këto detaje i kumtoi ministri Spasovski, duke shtuar se nuk ka video nga momenti i kidnapimit të Vanjës, raporton SHENJA.

“Makina Citroen në pronësi të Pançe Zhezhovski nga Velesi edhe Reno Kango janë vërejtur se si lëvizin së bashku më 27 nëntor, deri atëherë nuk kishim denoncim se makina është zhdukur. Me duar të lidhura  në këmbë dhe në një thes për gjumë e kanë nxjerr jashtë vajzën para makinës Citroen gjendet makina Reno Kango e cila tërë kohën ka lëvizur para tyre. Është nxjerr jashtë dhe është kryer vrasja ndërsa makina është djegur”, ka deklaruar Spasovski, raporton SHENJA.

Spasovski zbuloi se është kryer bastisje në një parti politike. Të dyshuarit kanë qenë anëtar të kësaj partie.

 

MARKETING



You may also like