Van Gaal e bën publike: Kam kancer, ikja fshehurazi lojtarëve në spital

by admin
Spread the love

Louis van Gaal, trajneri i Holandës, ka probleme shëndetësore. Tekniku i njohur ka bërë me dije se ka një formë agresive të kancerit të prostatës.

Van Gal e ka shprehur diçka të tillë në një emision televiziv: “Në çdo periudhë gjatë kohës si trajner i kombëtares, më është dashur të largohem natën për të shkuar në spital pa e kuptuar lojtarët deri më tani. Mendoja se isha i shëndetshëm, por nuk jam”.

Van Gaal është një emër i madh në botën e trajningut, teksa ka drejtuar klube si Ajax, Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester United, si dhe në tre periudhë kombëtaren e Holandës. / oversport.tv

Foto: Onsoranje, Facebook

You may also like