Valverde e rrahu futbollistin e Villarealit që dyshohet se e ofendoi rëndë me familje

by admin
Spread the love

Federico Valverde, është përfshirë në një incident me futbollistin e Villarealit, Alex Baena.
Valverde raportohet se e ka sulmuar fizikisht Baenan, pasi ky i fundit e kishte ofenduar rëndë me familje.

Gjatë ndeshjes Real-Villareal, futbollisti i “nëndetëses së verdhë” i kishte thënë atij të “mbretërve”:

“Qaj tani sepse djali yt nuk do të lind më”, dyshohet se i kishte thënë ai Valverdes.

Kjo kishte qenë e papranueshme për uruguaianin dhe pasi kishte përfunduar ndeshja e kishte pritur spanjollin, tek parkingu i autobusit duke iu drejtuar:

“Më thuaj ato fjalë që mi the në fushë”, dhe e kishte goditur me grusht në fytyrë.

24-vjeçari dhe gruaja e tij, Mira Bonino, ishin pranë humbjes së fëmijës me të cilin është shtatzënë gruaja e tij.

Megjithatë, kjo u tejkalua.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e klubeve përkatëse.

Këto u mohuan nga ana e futbollistin spanjoll.

Alex Baena tha se nuk e kishte ofenduar me familje Federico Valverden.

“Shumë i lumtur me fitoren mbresëlënëse të skuadrës në një stadium si Santiago Bernabeu, por në të njëjtën kohë shumë i trishtuar për agresionin që pësova pas ndeshjes dhe i befasuar nga ajo që flitet për mua. ËSHTË PLOTËSISHT E RREME QË E THASH ATË”, shkroi ai në Twitter.

Villareal e mposhti mbrëmë Real Madridin, në “Santiago Bernabeu” me rezultat 2:3 duke ia humbur gjasat madrilenëve për titull.

You may also like