“Vallëzimi” i kujdesshëm i kundërshtarëve të Trumpit

by admin
Spread the love

Donald Trumpi po përballet me akuza penale për shkelje të ligjit të spiunazhit dhe pengim të drejtësisë, por dëmi i menjëhershëm politik është ndjerë më së shumti jo nga i pandehuri, por nga rivalët e tij për nominimin në zgjedhjet presidenciale republikane.

Për habinë e rivalëve të Trumpit, fituesi më i madh politik – të paktën deri tani – i aktakuzës kundër Trumpit në rastin e dokumenteve në Mar-a-Lago duket të jetë vetë Trumpi, i cili ka qenë fokusi i veçantë i mbulimit mediatik, dhe i konsideruar si martir nga pjesa më e madhe e partisë republikane.

Këshilltarët e fushatave të të tjerëve janë ankuar privatisht se Trumpi ka thithur aq shumë oksigjen sa që kandidatët e tyre nuk mund të tërheqin vëmendjen nëse nuk pranojnë të diskutojnë mbi Trumpin, dhe shanset e tij për t’i mundur ata, sikur të ishin thjesht komentuesë politikë të radhës.

Por çfarë ka qenë edhe më e rrezikshme për rivalët e Trumpit, ka qenë se kur ata janë rezervuar për t’u shfaqur në emisionet e lajmeve, sipas këshilltarëve të tyre, atyre u duhet të kujtojnë të jenë të kujdesshëm për të dhënë përgjigje që janë të sigurt se nuk do të armiqësojnë bazën e Trumpit.

Vallëzimi i kujdesshëm u shfaq qartë pasi ish-presidenti u akuzua mbi çështjen e dokumenteve të klasifikuara që mbante në Mar-a-Lago në Florida.

Guvernatori i djathtë i Floridës, Ron DeSantis e kritikoi ish-presidentin, por vetëm në mënyrë delikate, dhe komentet e tij më të forta mbi këtë rast, dukej se ishin një dënim i përgjithshëm i një “armatizimi” të perceptuar të departamentit të drejtësisë.

Ish-zëvendëspresidenti i Trumpit, Mike Pence, i quajti veprimet e Trumpit mbi grumbullimin e informacionit të mbrojtjes kombëtare – përfshirë sekretet bërthamore të SHBA-së – të pambrojtshme, por nuk shkoi më tej në kritikat e tij.

Senatori i Karolinës së Jugut Tim Scott dhe ish-ambasadorja e Trumpit në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley dhanë përgjigje të përziera, duke dënuar fillimisht departamentin e drejtësisë për akuzën e Trumpit, përpara se të pranonin se provat në aktakuzë ishin thellësisht problematike.

Përgjigjet e vakëta dhe të pasigurta i hapën rrugën Vivek Ramasvamyt, sipërmarrësit të pasur gjithashtu pjesë e garës republikane, që të tërhiqte vëmendjen duke pyetur nëse Trumpi duhet të falet, nëse do të dënohej.

Tweet-i i tij për faljen e mundshme të Trumpit përmbledh frymën e momentit: asnjë nga kandidatët e tjerë nuk mund të jepte një përgjigje përfundimtare për këtë gjë.

Pasojat nga aktakuza e parë dhe e dytë e kanë fuqizuar kaq shumë Trumpin, saqë këshilltarët e tij besojnë se kjo mund ta ndihmojë në nominimin republikan.

Përpara se të mbërrinte aktakuza nmbië çështjen e dokumenteve, këshilltarët e Trumpit shpresonin se votuesit republikanë mund ta refuzonin atë si një përpjekje partiake, siç ka pretenduar vazhdimisht Trumpi, duke i dhënë ish presidentit një shtysë për mbledhje të fondeve, thanë njerëz të afërt me fushatën. Dhe shtytja për Trumpin doli të ishte më e madhe nga sa prisnin. Në një sondazh me votuesit republikanë të kryer nga Morning Consult, Trumpi e rriti epërsinë e tij ndaj DeSantis me 4% pas aktakuzës. Ai u mbështet me 59% krahasuar me DeSantis 19%. Fushata e Trumpit tha gjithashtu se kishte mbledhur më shumë se 7 milion dollarë donacione që nga dalja e aktakuzës, megjithëse shifra nuk është verifikuar.

Cikli i lajmeve mbi aktakuzën mund ta çojë Trumpin deri tek nominimi, duke pasur parasysh probabilitetin e lartë të akuzave të mëtejshme që rrjedhin nga hetimet penale mbi përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Çështja e dokumenteve në Mar-a-Lago ishte aktakuza e tij e dytë në dy muaj dhe Trumpi mund të paditet për herë të tretë në Georgia, nga prokurori i qarkut Fulton, Fani Willis, i cili ka hetuar me kujdes ndërhyrjen e Trumpit në zgjedhje në këtë shtet. / Shqip

You may also like