Vallecano ndal Real Madrid, “Los Blancos” barazojnë në transfertë 1-1 – Shqip

by admin
Spread the love

Real Madridi nuk shkoi më shumë se sa barazimi 1-1 në shtëpinë e Rajo Vajekanos. Nisja ishte shumë e mirë për “Los Blankos” që gjetën golin në minutën e tretë të sfidës me Joselu. Por avantazhi i tyre zgjati vetëm 24 minuta, pasi De Tomas barazoi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

“Galaktikët” e shtuan presionin, ndërsa në të 35 Valverde goditi shtyllën. Në 45 minutat e dyta ishin miqtë që dominuan, por skuadra e Perez u mbrojt mirë dhe mbylli hapësirat. Në fund të përballjes pati nervozizëm për “Los Blankos” me Karvajal që u ndëshkua  me karton të kuq.

Titullar për vendasit luajti mbrojtësi kuqezi Ivan Balliu, që u ndëshkua me karton të verdhë. Ndeshja u mbyll 1-1, me Real Madridin që ngjitet në kuotën e 62 pikëve. Girona ka mundësinë që të jetë larg vetëm tri pikë nëse fiton ndeshjen e së hënës në transfertë kundër Bilbaos.

Vallecano i Baliut shkon në 25 pikë pas 25 takimeve të luajtura në La Liga.

 

You may also like