Valixhe e dyshimtë në qendër të Fierit, alarmohet policia

by admin
Spread the love

Një valixhe e dyshimtë në qendër të qytetit  të Fierit ka alarmuar sot policinë e Fierit, ku policia ka vënë perimetrin e sigurisë në këtë zonë deri në verifikimin e situatës.

Kalimtarët janë devijuar nga rruga për të shmangur një incident të mundshëm.

Njoftimi i policisë:

“Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen “Apollonia”, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.
Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin.
Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme“, thuhet në njoftim.

You may also like