Valë raketash ruse ndaj Ukrainës – Shqip

by admin
Spread the love

Raketat bien pranë kufirit me Poloninë

Banorët e Kievit u zgjuan të tmerruar mëngjesin e kësaj të Mërkure nga rrebeshi i raketave ruse dhe sirenat e luftës.

3 persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën nga sulmet ruse, që krahas kryeqytetit goditën edhe qytete të tjerë të mëdhenj të Ukrainës. Bilancin më të rëndë e ka Kievi, ku raketat goditën këtë pallat banimi duke i marrë jetën 2 personave e duke plagosur 10 të tjerë.

Viktima dhe i plagosuri tjetër u shënuan në Mikolaiv. Raketat ruse arritën deri në 20 kilometra larg kufirit me Poloninë, duke alarmuar autoritetet në Varshavë që ngritën menjëherë 3 avionë F-16 për të garantuar sigurinë kombëtare.

Ushtria ukrainase numëroi në total 64 raketa dhe dronë të lëshuar nga rusët, drejt territorit ukrainas gjatë natës, 44 prej të cilave mbrojtja kundërajrore i shkatërroi në ajër.

Tv Klan

You may also like