Valbona Selimllari në “Big Brother Vip 2”?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Valbona Selimllari ishte e ftuar dhe në “Top Albania Radio” ku tregoi dhe nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 2”.

Ish- missi i parë shqiptar u shpreh se nuk do të qëndronte dot 3 muaj pa fëmijët e saj.

“Nuk kam asnjë paragjykim, por nuk mendoj që jam tipi i ‘BBV’. Nuk qëndroj dot në një vend, tre muaj janë shumë dhe nuk mund të rri pa fëmijët. Por është një eksperiencë interesante, shumë interesante”, tha Valbona.

Valbona tregoi se ka një projekt të ri në televizion dhe që po e zhvillon momentalisht. Ajo theksoi se e ka dashur televizionin që fëmijë dhe se ka shumë ambicie për gjërat që mund të bëjë në të./revistawho.com

 

You may also like