Vajza 8-vjeçare humb jetën duke praktikuar kërcim ajror

by admin
Spread the love

Ushuaia, kryeqyteti i provincës argjentinase të Tierra del Fuego, është tronditur nga një aksidentit fatal që i ka marrë jetën një vajze tetëvjeçare, teksa po praktikonte sportin e kërcim ajror në dhomën e saj.

Siç raportohet nga gazetat “La Nación” dhe “El Sureño”, Layla Eluney Cabrera humbi ndjenjat e për rrjedhojë edhe jetën pas pas një manovre të keqe me pëlhurat.

Në momentin që policia u shfaq në banesën e saj, në lagjen 245 Viviendas, të premten në mbrëmje, prindërit e vajzës së vogël po përpiqeshin ta kthenin në jetë, pasi e kishin gjetur të varur mes pëlhurave në dhomën e saj.

Menjëherë Layla u transferua në Spitalin Rajonal, ku të gjithë përpjekjet për t’i shpëtuar jetën rezultuan të kota.

You may also like