Vaj ulliri, limon, mjaltë, kajsi… Vajzat VIP që bëjnë maska gjyshesh

by admin
Spread the love

Kur shohim personazhe të njohur të botës së modës, apo aktorë e këngëtarë, bie në sy përkujdesja në çdo detaj, sidomos fytyrë dhe flokë. Mendimi i parë që mund t’iu vijë mbase lidhet me shpenzimet që bëjnë dhe shumat marramendëse për të qenë në formë. Por nuk është plotësisht e vërtetë.

Më poshtë do ju tregojnë disa maska që përgatiten lehtësisht në shtëpi dhe janë sekretet e disa VIP-ave:
Maska e flokëve të Miranda Kerr: 2 luge gjelle vaj kokosi dhe 1 lugë uthull e kuqe. Përziejini bashkë dhe vendoseni në flokët tuaj pasi t’i keni larë me shampo, (përpara balsamit). Koha qe duhet ta mbani është 3 deri ne 5 minuta.


Kremi i duarve të Julia Roberts: Vaji i ullirit. Aktorja në një intervistë ka thënë se është e vetëdijshme që me kalimin e viteve duart janë ato që tregojnë moshën më shumë se çdo gjë tjetër. Ajo ka gjetur sekretin për t’u kujdesur për to dhe është: Vaji i ullirit.


Maska për trajtimin e akneve nga Kendall Jenner: ½ e lugës së gjellës me lëng limoni + ½ e lugës së gjellës me sodë buke + një lugë me mjalt. Të gjithë këta përbërës përzihen dhe aplikohen në zonën e akneve gjatë natës.


Skrabi për buzët i Priyanka Chopra: Do ju duhet shumë pak kripë deti + 2-3 pika glicerinë dhe ujë trëndafili. Kjo është një “recetë” indiane.


Maska kundër rrudhave e Victoria Beckham: 1 avokado + 1 kajsi. Shtypini këto fruta dhe miksojini bashkë. Më pas vendosini në fytyrë për 10-15 minuta.


Maska e flokëve e Adriana Limës: 1 avokado dhe pak balsam flokësh. Përzijini bashkë dhe më pas vendoseni masën në flokët tuaj për 30-45 minuta. Adriana e përdor këtë maskë dy herë në javë.


Hidratuesi I fytyrës nga Emma Stone: Aktorja ka një lëkurë shumë delikate dhe është alergjike ndaj shumë produkteve kozmetike. Ajo përdor vajin e farave të rrushit çdo natë para se të flejë gjumë.

You may also like