Ushtria izraelite vret komandantin e batalionit të Hamasit

by admin
Spread the love

Forcat izraelite kanë vrarë një komandant të Hamasit të quajtur Haitham Khojari, njoftoi sot ushtria në një postim në platformën X.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) pretendojnë se Khojari kishte udhëhequr një batalion që mori pjesë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Ata thanë gjithashtu se Khojari ishte përgjegjës për sigurinë për aktivitetet e Hamasit në spitalin kryesor të Gazës Al-Shifa dhe komandonte luftimet kundër forcave të IDF në kampin Shatti, një kamp refugjatësh palestinezë në Gazën veriore.

Ushtria izraelite shënjestroi Al-Shifa dy javë më parë, duke pretenduar se Hamasi kishte ndërtuar një qendër të rëndësishme komandimi nën spital. Shtetet e Bashkuara i mbështetën këto pretendime, të cilat Hamasi i hodhi poshtë.

Luftanija amerikane rrëzon dronët Houthi në Detin e Kuq

Më herët rebelët Houthi të mbështetur nga Irani deklaruan se kishin shënjestruar anijet e lidhura me Izraelin në Detin e Kuq.

Që atëherë, Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila mbikëqyr operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme, ka thënë se një nga luftanijet e tyre u angazhua dhe rrëzoi tre dronë pas atyre sulmeve.

Gjithashtu tha se USS Carney ndihmoi tre anije komerciale, të cilat kishin lidhje me 14 vende duke përfshirë Britaninë e Madhe, të dielën pasi ato u shënjestruan në Detin e Kuq nga zonat e Jemenit të mbajtura nga Houthis.

Dy nga anijet u goditën nga raketa, por nuk pati viktima, shtoi ai.


Top Channel

You may also like