Ushtria izraelite gjen trupin e ushtares 19-vjeçare – Shqip

by admin
Spread the love

Komunikimi dhe interneti është ndalur, OKB konfirmon se nuk mund të dërgojë ndihma në Gaza

Gjendet trupi i pajetë i ushtares 19-vjeçare izraelite, e cila u rrëmbye nga Hamasi më 7 Tetor.

Noa Marciano, ishte një nga 240 personat që u mor peng nga Hamasi gjatë sulmit ku mbetën të vrarë 1200 persona. Disa ditë më parë, në një video të publikuara nga militantët, shfaqej adoleshnetja e cila i bëri thirrje ushtrisë izraelite që të ndalojë shënjestrimin e zonës. Videoja përfundon me imazhe të trupit të pajetë të Marciano.

Gjatë një interviste për televizionin amerikan CBS, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se gjetja e trupit të ushtares, tregon edhe njëherë se Hamasi i mban pengjet në tunele nëntokësorë, që dëshmohet dhe në videon e 17-vjeçares.

Netanjahu pranoi se asnjë peng nuk u arrit të gjendet i gjallë gjatë ndërhyrjes së ushtrisë izraelite dhe theksoi dështimin e ushtrisë për shmangien e viktimave në radhët e cilvilëve izraelite.

Forcat ushtarake izraelite vijojnë bastisjen e tyre në spitalin më të madh në Gaza, Al Shifa.

Një video e publikuar nga vetë ushtria tregohet një tunel nëntokësor i hapura nga bombardimet. Tel Avivi beson se aty strehoheshin militantët e Hamasit deri para se ushtria izraelite ta merrte nën kontroll.

Sistemet e komunikimit në Rripin e Gazës u ndalën për të dytën ditë, duke bërë që agjencitë e ndihmës të ndalojnë dërgesat ndërkufitare të furnizimeve humanitare, edhe pse paralajmëruan se shumë njerëz do të përballen me urinë. Bombardimi ndaj rrjetit të komunikimit, që është thelbësore, nënkupton një përkeqësim të mëtejshëm të situatës. Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (ËFP) thotë se pothuajse e gjithë popullsia 2 milionëshe e Gazës ka nevojë për ushqime.

Asnjë furrë buke nuk funksionon më për shkak të mungesës së karburantit dhe vetëm një e katërta e dyqaneve ushqimore janë të hapura. Sasitë e vogla të ushqimeve të disponueshme në dyqane shiten me çmime teper të larta. Operacionet tokësore dhe ajrore vijojnë me një intensitet të madh. Kampi i refugjatëve Jabalia u bë sërish shënjestër e sulmeve ku mbetën të vrarë të paktën 18 persona.

Një numër i madh njerëzish u vranë dhe plagosën gjithashtu pas një sulmi izraelit në një shkollë në lagjen Zeitoun, në jug të qytetit të Gazës e cila strehon mijëra njerëz të zhvendosur. Nga ana tjetër ushtria izraelite i dha fund bastisjes së kompleksit të spitalit Ibn Sina në Bregun Perëndimor pranë kampit të refugjatëve Jenin ku të paktën 14 persona u plagosën, pesë u vranë dhe 47 prej tyre u arrestuan.

Klan News

You may also like