Ushtria e Pakistanit quan ‘konspiracion’ dhunën gjatë arrestimit të ish-kryeministrit Khan (fotot)

by admin
Spread the love

Ushtria e Pakistanit tha sot se protestat e dhunshme në vend pas arrestimit të ish-kryeministrit Imran Khan më 9 maj me akuza korrupsioni, ishin një “konspiracion madhor kundër Pakistanit”, teksa më shumë se 100 vete janë ende në gjykim për trazirat.

Arrestimi i Khan shkaktoi dhunë të përgjakshme me mijëra protestues që u përleshën me policinë dhe disa ndërtesave qeveritare iu vu zjarri.

Khan lirua tre ditë më vonë pas një urdhri të gjykatës së lartë por prej atëhere partia e tij Tehreek-e-Insaf është bërë objekt ndalimesh dhe kufizimesh teksa shumë aktivistë janë bere objekt taktikash heshtjeje dhe intimidimi nga autoritetet.

Zëdhënësi ushtarak Gjeneral Ahmed Sharif Chaudhry tha sot se “102 shkelës po gjykohen në gjykatat ushtarake për sulme ndaj objekteve qeveritare dhe ushtarake.

“Ky ishte një konspiracion madhor ndaj Pakistanit ku njerëzit u provokuan dhe nxitën kundër ushtrisë,” tha Chaudhry nga garnizoni në Rawalpindi.

Zgjedhjet në vend priten vetëm në tetor dhe Khan ka thënë se fushata ka si qëllim të ndalojë suksesin e partisë së tij në votime.


Top Channel

You may also like