Ushtria amerikane rrëzon tjetër objekt të panjohur mbi Alaskë – Shqip

by admin
Spread the love

Ushtria amerikane rrëzoi një objekt në lartësi të madhe në zonën mbi Alaskë në orën e fundit, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se objekti ishte “madhësia e një makine të vogël” dhe ishte mbi një zonë pak të populluar në kohën kur u rrëzua, raportoi CNN.

“Presidenti Joe Biden mori vendimin për të rrëzuar një objekt me origjinë të panjohur”, tha Kirby.

Të shtunën e kaluar, SHBA rrëzoi një balonë kineze mbi ujërat e saj territoriale.

Duke folur në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, Kirby tha se objekti i ri mbi Alaskë po fluturonte në një lartësi prej pak më shumë se 12,000 metra dhe mund të kishte paraqitur një kërcënim për avionët civilë.

Ai shtoi se zona e mbeturinave nga ky objekt i ri është “shumë, shumë më i vogël se baloni i rrëzuar javën e kaluar në brigjet e Karolinës së Jugut”.

Ai tha se oficerët e inteligjencës u morën në dijeni të një objekti të ri mbi territorin amerikan të enjten në mbrëmje dhe se një avion luftarak iu afrua objektit dhe vlerësoi se ai ishte pa pilot dhe se ky informacion i ishte përcjellë Bidenit përpara vendimit për prishjen e tij. /tesheshi.com/

You may also like