Ushtarët ukrainas trajnojnë popullin civil për vetëmbrojtje në rast të një lufte

by admin
Spread the love

Në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, njësitë rezervë të ushtrisë ukrainase i japin popullatës civile trajnim bazë ushtarak kundër mundësisë së luftës (me Rusinë).

Shumë ukrainas, të rinj dhe në moshë, morën pjesë në stërvitjen ushtarake, e cila u mbajt me pjesëmarrjen e Batalionit të Mbrojtjes Rajonale Desnianskiy, Shtabit të Mbrojtjes së Kievit dhe disa organizatave joqeveritare ukrainase.

Në kuadër të aktivitetit në natyrë, qytetarëve iu dhanë trajnime bazë ushtarake duke përfshirë ndihmën e parë, përdorimin e armëve dhe taktikat e mbrojtjes në rast të një lufte të mundshme.

Andriy Rikun, përfaqësues i Shtabit të Mbrojtjes së Kievit, deklaroi se trajnimi ishte organizuar për të bashkuar njerëzit që do të mbronin rajonin.

Duke thënë se ata i përgatitën pjesëmarrësit për të zmbrapsur armikun në rast nevoje, Rikun tha: “Në kuadër të trajnimit, ata mësojnë se si të evakuohen në raste urgjente, si të japin ndihmën e parë dhe si të mbrojnë familjet e tyre”.

Rikun deklaroi se këto trajnime vazhdojnë t’i bëjnë që nga viti 2014 dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ushtari rezervist 54-vjeçar, Sergiy Amusevic, deklaroi se qëllimi i stërvitjes është të parandalohet paniku në një situatë ushtarake dhe të mësohet se çfarë duhet bërë.  

Duke thënë se ata synojnë që gjysmë milion njerëz të marrin trajnim në vend deri në pranverë, Amusevic tha: “Faleminderit shumë Turqisë mike për ndihmën e saj, Turqia është një popull vëllazëror”.

Ai u shpreh se përpjekja e presidentit Recep Tayyip Erdogan për të vepruar si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës është pozitive, dhe shtoi: “Sigurisht që ne duhet ta zgjidhim konfliktin në mënyrë paqësore, nëse është e mundur, por nëse ka një konflikt, ne do të mbrohemi”.

 

You may also like