Uruguait nuk i mjafton fitorja ndaj Ganës, Koreja përmbys Portugalinë dhe kualifikohet

by admin
Spread the love

Janë luajtur ndeshjet e fundit të grupit H, që kanë dhuruar emocione të mëdha dhe kanë përcaktuar në minutat e fundit, skuadrën e dytë që bashkë me Portugalinë do të vazhdojë më tej aventurën në Katar 2022.

Koreja e Jugut bën mrekullinë, përmbys Portugalinë, fiton 2-1 në minutën e fundit dhe kualifikohet mes 16 skuadrave më të mira të turneut. E kohë fitorja 2-0 e Uruguait përballë Ganës, pasi janë aziatikët ata që kualifikohen më tej (dy skuadrat mbyllin grupin me 4 pikë) falë golavarazhit më të mirë.

Ricardo Horta (në debutimin në Botëror) kalon në avantazh Portugalinë pas 5 minutash lojë, por koreanët barazojnë në pjesën e parë me Kim Young-gwon. Korea beson te kualifikimi dhe arrin të shënojë golin e fitores në minutën e parë shtesë me Hwang Hee-Chan. Kjo fitore kualifikon aziatikët në turin tjetër të turneut.

Uruguai mposht 2-0 Ganën, por në fazën tjetër të turneut kualifikohet Koreja e Jugut, falë golavarazhit më të mirë. Gana humbet një penallti në pesën e parë, ndërsa uruguaianët reagojnë duke shënuar 2 gola me di De Arrascaeta. Ndonëse kërkojnë golin e tretë, amerikano-jugorët nuk arrijnë që të gjejnë rrugën e rrjetës. Kaos dhe lot në fund të takimit. / Oversport.tv

You may also like