Urrejtjen e të tjerëve mund ta mposhtim vetëm me dashurinë dhe kujdesin ndaj vetvetes!

by admin
Spread the love
KIm Mehmeti

– Ne shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë jetuam, e madje ende jetojmë, si popull pa mëmëdhe dhe andaj na ndodhi deshqiptarizimi i trojeve shqiptare, si për shembull Manastiri, Shkupi…

– Nuk është e turpshme të jesh nacionalistë, nëse ajo nënkuptom ta duash popullin tëndë e t’i respektosh të tjerët;

– Elitat serbe e maqedonase na urrejnë sepse për ta ne jemi pasqyrë ku e shohin të vërtetën se janë ardhacak që kanë zaptuar trojet tona dhe ku i shohin mëkatet që kanë bërë ndaj nesh!

– Nëpër mediat e Shqipërisë flitet një shqipe e deformuar dhe aq shumë e ngarkuar me fjalë të huaja sa ke përshtypjen se shqiptarëve të atjeshëm u vjen turp pse flasin shqip!

Kim Mehmeti

You may also like