Urimi i fundvitit nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka dhënë mesazhin e tij për fundvit, duke uruar që 2024 do të jetë vit i kurorëzimit të këtij uniteti dhe festë e shumëpritur për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Vitin që po e lëmë pas ka qenë një vit i mbushur me plot ngjarje dhe momente që herë na kanë lumturuar e herë na kanë dëshpëruar. Megjithatë, po e përfundojmë vitin duke pasur mundësi që shqiptarëve t’u themi se ne e dëgjuam zërin e tyre dhe u bëmë bashkë për t’i përfaqësuar në mënyrën më të mirë.

Prandaj, viti që vjen – 2024 – do të jetë vit i kurorëzimit të këtij uniteti dhe festë e shumëpritur për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Le të jetë ky urimi im për vitin që vjen, duke uruar që 2024-ta të jetë vit i mbarë dhe i mbushur me plot suksese në planin individual, kombëtar e shtetëror. Gëzuar Vitin e Ri 2024!”, tha Afrim Gashi në urimin e tij./KlanMacedonia

You may also like