“Urime për trofeun Leo Messi…”, Mbappe uron publikisht rivalin e tij pas përfundimit të ceremonisë

by admin
Spread the love

Si yll i PSG-së, Kylian Mbappé nuk duhej të udhëtonte larg për të shkuar në ceremoninë gala të “Topit të Artë” në Paris.

Megjithatë, për sulmuesin parizien, pa dyshim që ishte një mbrëmje e komplikuar.

Duke parë Messin, Haaland, Bellingham apo Vinicius, duke marrë trofe para tij, duke mbetur një spektator i thjeshtë, pa dyshim nuk ishte një moment i kënaqshëm.

Për më tepër, shtypi spanjoll po shijon disa foto, ku Kylian Mbappé nuk duket i qetë, megjithatë publikisht ai në një “story” të Instagram-it të tij ka uruar publikisht Messin, duke shkruar: “Urime për trofeun Leo Messi, ti e meriton…”


Top Channel

You may also like